Debati për 100 ditëshin e Qeverisë vazhdon nesër
Debati për 100 ditëshin e qeverisë së Isa Mustafës do të vazhdojë nesër, duke filluar nga ora 11:00.
Lajme
Këtë kërkesë e paraqiti shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, me arsyetimin se shumica e deputetëve nuk janë në sallë.
Ai propozoi se nëse ka mirëkuptimin e të tjerëve, ky debat të vazhdojë nesër.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se nesër do të vazhdojë debati për 100 ditëshin e parë të punës së Qeverisë së Kosovës. (lajmi.net)