Debate me ish banorët, sëmuret Fifi dhe braktis xhirimet e spektaklit të post BBV-së

Mbrëmjen e sotme janë duke u xhiruar puntatat post Big Brother VIP.

ShowBiz

20/02/2022 21:37

Në këto puntana do të marrin pjesë ish banorët e BBV-së, shkruan lajmi.net.

Burimet e lajmi.net gjatë ditës patën zbuluar se në këto xhirime Donaldi dhe Beatrixa nuk do të marrin pjesë.

Po përtej kësaj edhe Fifi, e ka lëshuar spektaklin gjatë xhirimeve.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar që në studio ka plasur debati mes Fifit dhe Arjolës, Einxhelit, Semit e Arditit.

Pas kësaj Fifi ka vendosur të lërë spektaklin e të largohet menjëherë, ndonëse Arbana është shprehur pas publicitetit se Fifi është larguar pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Fifi ka qenë një nga kolonat kryesore të BB VIP dhe ndër të paktët personazhe të vërtetë. Luftarake, nuk duron padrejtësitë dhe me zemrën e mirë Fifi gjithmonë ka ditur të tregojë vendin e saj dhe të marrë dashurinë e publikut.