Debat për ekspozitën e Shkëlzen Gashit, Jashari: Duhet të merren masa që të mos përsëriten raste të tilla

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut sot është hapur debati për ekspozitën e Shkëlzen Gashit. Lidhur me këtë çështje, deputetja Sala Jashari ka reaguar ashpër, duke theksuar se përmbajtja e kësaj ekspozite ka ngritur shqetësime serioze dhe, sipas saj, nuk është në të mirë të luftës së UÇK-së. Ajo ka theksuar se raste të…

Lajme

08/04/2026 12:26

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut sot është hapur debati për ekspozitën e Shkëlzen Gashit.

Lidhur me këtë çështje, deputetja Sala Jashari ka reaguar ashpër, duke theksuar se përmbajtja e kësaj ekspozite ka ngritur shqetësime serioze dhe, sipas saj, nuk është në të mirë të luftës së UÇK-së.

Ajo ka theksuar se raste të tilla nuk duhet të kalojnë pa reagim dhe se kërkohet angazhim i menjëhershëm institucional për të mbrojtur të vërtetën historike.

“Shpesh herë kur bëhen problemet, ato janë reflektim për zgjidhje për të ardhmen. Në asnjë moment nuk duhet me qenë neglizhent, por duhet me punu proaktive që mos me pas probleme në të ardhmen,” tha Jashari.

Sipas saj, çështje të tilla nuk janë vetëm përgjegjësi e një individi apo organizate, por kërkojnë reagim të përbashkët.

“Masat me patjetër duhet të merren… sidomos kur vihet në pikëpyetje e vërteta historike e UÇK-së,” u shpreh ajo.

Jashari bëri thirrje për veprime konkrete që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.