Debat i ashpër në Post BBV, Big Mama Antonelës: Je mashtruese dhe skuthe

Debati i famshëm Big Mama-Antonela vazhdoi edhe sonte në Post Big Brother Vip.

ShowBiz

25/02/2022 22:34

Gjatë spektaklit u transmetua video e famshme kur Big Mama pati debat në spektakël me Antonelën e më pas vendosi të largohet nga shtëpia e BBV, shkruan lajmi.net

Të dy ish banoret vazhduan debatin duke kaluar në ofendime ndaj njëra-tjetrës.

“Ke pas koncerte atë natë dhe ke pasë me dal” iu drejtua Antonela Big Mamës.

“E shfrytëzove situatën se e kishe në plan me dal atë natë” vazhdoi Antonela.

Ndërsa Big Mama iu drejtua Antonelës duke i thënë mashtruese dhe skuthe.

“Mashtruse je ti dhe skuthe” i tha Big Mama Arjolës duke përfunduar se me të nuk dëshiron të rrijë as dy minuta.

“Me ty as 2 dakika sdu me nejt”, përfundoi Big Mama duke u larguar nga studio./Lajmi.net.