De Rossi refuzon Milanin, zgjedh klubin tjetër nga Serie A

Daniele De Rossi nuk ka dyshime për klubin e ri.

Sport

28/06/2019 15:11

Daniele De Rossi është gjithnjë e më afër klubit të ri.

Mediat italiane raportojnë se ish mesfushori i Romës ka refuzuar transferimin në Milan dhe është i gatshëm të zgjedh klubin e Fiorentinës, përcjell lajmi.net.

Vendimi i tij thuhet se ndikohet nga preferenca familjare për të jetuar në qytetin e Firencës.

De Rossi është futbollist i lirë pas largimit nga Roma, në përfundim të edicionit të kaluar.

Ai ka vendosur t’i injorojë ofertat nga jashtë Italisë për ta vazhduar karrierën në Serie A. /Lajmi.net/