De Paul: Messi është kapiteni ynë, ndaj Meksikës hapi rrugën, kur dështoi sot, ne i treguam se jemi pas tij

Rodrigo De Paul ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes Argjentinë – Poloni. Skuadra kombëtare e Argjentinës ka marrë mbrëmë biletën për të kaluar në fazën tjetër të grupeve, duke mposhtur Poloninë me rezultat 0:2. Në këtë ndeshje, Lionel Messi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por skuadra gjeti forcë të kthehej dhe të…

Sport

01/12/2022 08:31

Rodrigo De Paul ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes Argjentinë – Poloni.

Skuadra kombëtare e Argjentinës ka marrë mbrëmë biletën për të kaluar në fazën tjetër të grupeve, duke mposhtur Poloninë me rezultat 0:2.

Në këtë ndeshje, Lionel Messi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por skuadra gjeti forcë të kthehej dhe të shënonte dy të tjera.

Pas ndeshjes, De Paul tha disa fjalë, për t’i dhënë mbështetjen e skuadrës kapitenit legjendar, Messi.

“Messi është kapiteni ynë, ai që drejton anijen”, ka thënë De Paul, përcjell lajmi.net.

“Kundër Meksikës, ai hapi ndeshjen, kurse sot, kur dështoi, ne i treguam se jemi prapa tij për ta mbështetur atë”, shtoi mesfushori argjentinas.

Argjentina do të luajë ndeshjen e radhës në 1/16-ën e finales, kundër Australisë. /Lajmi.net/