De Ligt: Objektivi ynë është vendi i dytë

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka folur për objektivat e Juventusit këtë sezon.

Sport

30/04/2021 16:35

“Bianconerët” janë jashtë luftës për titull, ku Interi është vetëm një ndeshje larg për të siguruar Scudetton, shkruan lajmi.net.

Megjithëse Juve qëndron në vendin e pestë, de Ligt ka deklaruar se objektivi i skuadrës është vendi i dytë.

“Jemi të pakënaqur edhe pas rezultatit në Firenze, duhet të bëjmë më shumë për të marrë tre pikë”, tha ai.

“Duhet të kemi më shumë intensitet, të jemi më bindës me top”, shtoi ai.

“Duhet edhe të mbrohemi më mirë, mendonim të fitonim Scudetton, por tani objektivi është të arrijmë vendin e dytë”, tha de Ligt.

“Jemi të mirë, objektivi ynë është vendi i dytë tani, dhe me skuadrën që kemi, do t’ja dalim”, përfundoi De Ligt./Lajmi.net/