De Ligt kërkon më shumë nga Juventus për rinovimin e kontratës: Kjo nuk është e mjaftueshme

Matthijs de Ligt është duke shqyrtuar ofertën e Juventus për rinovim kontrate.

Sport

05/06/2022 18:36

Mbrojtësi holandez kalonte te Juve nga Ajax, por në Torino nuk janë përmbushur pritshmëritë e tij.

Dy vite radhazi në pozitën e katërt janë të pamjaftueshme për De Ligt. Ai dëshiron të ketë një projekt të mirë sportiv për të rinovuar kontratën.

“Negociatat po vazhdojnë për momentin  dhe do të vjen koha kur unë vendosi të vazhdoj ose të shikoj opsione të tjera”, ka thënë De Ligt, transmeton lajmi.net.

“Unë gjithmonë shikoj atë që është me e mira për mua në aspektin sportiv. Dy herë radhazi në pozitën e katërt nuk është mjaftueshëm. Duhet bërë progres në atë drejtim, sepse ka rezultate dëshpëruese. Juventus është klub që gjithmonë duhet të bëhet kampion”, shtoi tutje holandezi.

Në kohën kur bënte kalimin te Barcelona, pas Matthijs de Ligt ishin edhe shumë skuadra të tjera, mes së cilave Barcelona e PSG. /Lajmi.net/