De Ligt afër rikthimit në stërvitjet e plota të Juventus

Matthijs de Ligt është afër rikuperimit të plotë.

Sport

19/10/2020 21:22

Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt, është shumë afër që të mbyll seanca të plota stërvitore me skuadrën e Juventus.

Lojtari është stërvitur sot i veçuar nga grupi. De Ligt pritej të kthehej nga lëndimi gjatë muajit nëntor dhe sot është parë në stërvitjet para ndeshjes ndaj Dynamo Kiev.

Ish anëtari i Ajax ka postuar një fotografi nga seanca stërvitore, me mbishkrimin “Duke u afruar”, përcjell lajmi.net.

De Ligt e ka nisur sezonin jashtë fushave të blerta dhe po rikuperohet nga operimi që pati në shpatull. /Lajmi.net/