De Ketelaere flet për herë të parë si lojtar i Milan: Doja vetëm të vija te Milan

Charles De Ketelaere ka dhënë komentet e tij të para si lojtar i Milan. Mbrëmë, Milan zyrtarizoi marrëveshjen me yllin në rritje nga Belgjika, Charles De Ketelaere. Lojtari është shprehur i lumtur me lëvizjen dhe ka thënë se kjo ishte dëshira e tij e vetme. “Është diçka për të cilën ti ëndërron, unë gjithmonë ëndërroja…

Sport

03/08/2022 14:26

Charles De Ketelaere ka dhënë komentet e tij të para si lojtar i Milan.

Mbrëmë, Milan zyrtarizoi marrëveshjen me yllin në rritje nga Belgjika, Charles De Ketelaere.

Lojtari është shprehur i lumtur me lëvizjen dhe ka thënë se kjo ishte dëshira e tij e vetme.

“Është diçka për të cilën ti ëndërron, unë gjithmonë ëndërroja të isha futbollist por s’e imagjinoja se do të luaja te Milan. Është realitet tani, kështu që jam krenar”, ka thënë De Ketelaere, transmeton lajmi.net.

“Unë doja vetëm të vija te Milan. Mori kohë, por jam i lumtur të jem këtu. Jam i qetë, por isha pak i ngarkuar. Nuk e dija… thoshin, por s’e beson deri të jesh këtu, të shohësh tifozët, rrethin”, shtoi belgu.

De Ketelaere vjen te Milan nga skuadra e Club Brugge. Pritshmëritë janë shumë të mëdha për lojtarin. /Lajmi.net/