De Bryne dhe Walker do të mungojnë ndaj Liverpool në FA Cup

Kevin De Bryne dhe Kyle Walker do të mungojnë për ndeshjen ndaj Liverpool në kuadër të FA Cup.

Sport

14/04/2022 17:46

Të dy lojtarët u lënduan në sfidën e së mërkurës mbrëma ndaj Atletico Madridit të cilën “Qytetarët” e fituan me rezultat të përgjithshëm 1-0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja në mes të Liverpool dhe Manchester City do të luhet më 16 prill në orën 17:30, në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup.

Të dyja skuadrat po kalojnë formë mbresëlënëse, duke e vazhduar garën edhe në Premier League, ku kanë diferencë në vetëm një pikë nga njëra-tjetra. /Lajmi.net/