De Bruyne zbulon se çfarë i tha Mahrez para golit nga goditja e lirë kundër PSG

Manchester City arriti që të fitojë me përmbysje ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 2-1.

Sport

29/04/2021 13:25

Pas ndeshjes, në një deklaratë të shkurtër, Kevin de Bruyne zbulon se çfarë i tha Mahrezit përpara se të godiste goditjen e lirë, transmeton lajmi.net.

“Riyad më pyeti nëse mund të gjuajë goditjen e lirë. Unë i thash atij që mund ta godasë atë në qoftë se beson në vetvete”, u ka thënë De Bruyne gazetarëve të BT Sport.

Zakonisht goditjet e lira për ‘Citizens’ i gjuan belgu, mirëpo ai ia lejoji Mahrezit që të gjuajë atë dhe në fund topi përfundoi në rrjetën kundërshtare.

Siç doli, De Bruyne kishte absolutisht të drejtë ta bënte këtë pasi algjeriani siguroi fitoren e City me 2-1 ndaj parisianëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga ajo goditje e lirë./Lajmi.net/