De Bruyne thyen një rekord në Premier Ligë

Kevin De Bruyne ka shkruar historinë me Manchester Cityn, pasi ka thyer rekordin e klubit për më së shumti asistime. Mesfushori belg po kalon në një formë feneomenale edhe këtë sezon me kampionin në fuqi. Në fitoren që City e arriti mbrëmë ndaj Southampton (4:0), De Bruyne dhuroi një asistim për Phil Foden. Kështu duke…

Sport

09/10/2022 15:42

Kevin De Bruyne ka shkruar historinë me Manchester Cityn, pasi ka thyer rekordin e klubit për më së shumti asistime.

Mesfushori belg po kalon në një formë feneomenale edhe këtë sezon me kampionin në fuqi.

Në fitoren që City e arriti mbrëmë ndaj Southampton (4:0), De Bruyne dhuroi një asistim për Phil Foden.

Kështu duke shkuar në kuotën e 94 asistimeve në ligën angleze me ‘Citizens’.

Rekordin e mëparshëm e mbante David Silva, që kishte 93 asistime me skuadrën e Mançesterit.

Në listën e përgjithshme në historinë e Premier Ligës është i gjashti.

Kurse para tij janë Ryan Giggs me 162, Cesc Fabregas ka 111, Wayne Rooney gjithsej 103, Frank Lampard ka 102 dhe Dennis Bergkamp ka 94./Lajmi.net/