De Bruyne për adaptimin e skuadrës me Haaland: S’është aq ndryshe, kemi luajtur edhe me Jesus si sulmues

Kevin De Bruyne ka dhënë disa komente me formën e lartë të Manchester City dhe adaptimin me Erling Haaland në skuadër. Ylli belg, Kevin De Bruyne beson se ardhja e Haaland s’ka ndryshuar shumë gjëra për skuadrën e ‘Citizens’. Sipas tij, City ka luajtur me 9 fals, por edhe me 9 klasik, rol të cilin…

Sport

23/10/2022 17:30

Kevin De Bruyne ka dhënë disa komente me formën e lartë të Manchester City dhe adaptimin me Erling Haaland në skuadër.

Ylli belg, Kevin De Bruyne beson se ardhja e Haaland s’ka ndryshuar shumë gjëra për skuadrën e ‘Citizens’.

Sipas tij, City ka luajtur me 9 fals, por edhe me 9 klasik, rol të cilin e bënin Gabriel Jesus apo Raheem Sterling, kështu që gjithçka ishte më lehtë.

“Nuk mendoj se ka shumë dallim. Mendoj se janë vetëm lojtarë tjerë. Ne kemi luajtur me një 9 fals, por ne po ashtu kemi luajtur me Gabriel Jesus përpara, ose me Sterling”, ka thënë De Bruyne, përcjell lajmi.net.

“Kështu, ndoshta s’është njësoj sikur me Haaland. Por, nëse shihni Gabriel Jesus tek Arsenal, ai është një 9 i vërtetë. Varet nga loja dhe ne tani po luajmë me një 9 të vërtetë. Ai bën lëvizje të ndryshme, kështu që mendoj se duhet të adaptohemi edhe pak me mënyrën se si ai dëshiron të luajë, por mendoj se po shkon mirë”, shtoi tutje belgu.

De Bruyne dhe Haaland kanë kontribuuar në 31 gola/asiste së bashku këtë edicion me Manchester City. /Lajmi.net/