De Bruyne me lëvdata për De Ketelaere: Transferimi te Milan i mirë, shpresoj të na ndihmojë te Belgjika
Kevin De Bruyne nuk ka kursyer lëvdatat për mesfushorin belg, Charles De Ketelaere. De Ketelaere është transferuar gjatë kësaj vere te skuadra e Milan dhe dje pati një paraqitje mbresëlënëse në kuadër të Serie A. Për paraqitjet e tij i lumtur është ylli i Man City, Kevin De Bruyne i cili shpreson që CDK t’i…

Sport
Kevin De Bruyne nuk ka kursyer lëvdatat për mesfushorin belg, Charles De Ketelaere.
De Ketelaere është transferuar gjatë kësaj vere te skuadra e Milan dhe dje pati një paraqitje mbresëlënëse në kuadër të Serie A.
Për paraqitjet e tij i lumtur është ylli i Man City, Kevin De Bruyne i cili shpreson që CDK t’i ndihmojë te kombëtarja e Belgjikës.
“De Ketelaere është një djalë shumë i mirë. Ne kemi luajtur bashkë te kombëtarja dhe jam shumë i lumtur për të”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.
“Transferimi i tij te Milan ishte gjë e mirë për të, dhe shpresoj se ai mund të na ndihmojë te Belgjika”, shtoi KDB.
De Ketelaere është shpallur dje lojtari i ndeshjes, në fitoren e Milan ndaj Bologna. /Lajmi.net/