De Biasi: Për këtë arsye nuk e ftova Rashicën në Kampionatin Evropian

Gianni De Biasi ka treguar se pse nuk e ka marrë Milot Rashicën në Kampionatin Evropian.

Sport

29/03/2017 22:44

Italiani theksoi që Rashica dëshironte Kosovën, prandaj s’e mori me vete.

“Rashica dhe Rrahmani zgjodhën me zemër dhe shkuan të Kosova, vendin e tyre. Rashica nuk ka luajtur në kualifikimet për Francë. Rashicën nuk e mora në Francë për shkak se dëshironte të luante për Kosovën”, deklaroi De Biasi në “Opinion”, përcjellë “lajmi.net”.

Ai foli edhe për Taulant Xhakën, duke thënë fjalë të rënda për të.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6