Davutoglu kërkon takim me Vuçiqin për Srebrenicën

12:52 | 8 Korrik 2015

Ahmet Davutoglu - Ivica Daçiq, Foto Arkiv

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili më 11 korrik do të merr pjesë në tubimin komemorativ me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, ka kërkuar një takim me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, përderisa ky i fundit merr pjesë në këtë përvjetor.

E përditshmja turke Zaman në gjuhën angleze, shkruan se Davutoglu nuk është në dije nëse Vuçiq do të merr pjesë në ceremoninë e Srebrenicës, transmeton lajmi.net.

“Davutoglu ka kërkuar takim me kryeministrin serb Vuçiq në Bosnje, nëse ky i fundit do të jetë pjesëmarrës në këtë komemoracion”, shkruan Zaman. (lajmi.net)