Davies tregon se si babai i tij e telefonoi i entuziazmuar pasi mësoi për duelin me Lionel Messi

Alphonse Davies ka treguar një histori interesante.

Sport

14/08/2020 14:17

Kur Barcelona dhe Bayern janë zyrtarizuar si kundërshtarë të Ligës së Kampionëve, babai i Alphonse Davies i ka bërë një telefonatë birit të tij.

Ai e ka  telefonuar i entuziazmuar për ta përgëzuar që do të përballet me lojtarin e tij të preferuar.

“Babai im më telefonoi dhe tha ‘Ti do të luash kundër lojtarit tënd të preferuar?’ dhe unë i thash: ‘Po’.. ai e di se unë e kam parë Messin që kur isha i vogël, tani do të luaj kundër tij. Është vërtetë mirë”, ka thënë Davies, transmeton lajmi.net.

Dueli Messi – Davies pritet të jetë nga më të shpeshtit sonte. Mbi Davies presioni është shumë i madh.

Rummenigge thoshte mbrëmë se mbrojtësi mund t’ia dalë kundër gjashtë herë lojtarit më të mirë në botë. /Lajmi.net/