Davies thotë se nuk ka më probleme me zemrën – i mërzitur pas dy muajve pauzë

Reprezentuesi i Kanadasë, Alphonso Davies është kthyer në stërvitje me skuadrën e Bayern Munich.

Sport

27/03/2022 22:38

Davies ka munguar për rreth dy muaj, pasi lojtarit iu paraqitën disa probleme me zemrën.

Mbrojtësi i majtë duket se ka kaluar gjithçka dhe po përgatitet për një rikthim në Bundesliga dhe Champions League. Ai thotë se nuk ndjenë më probleme.

“Rikuperimi po shkon mirë deri më tani”, ka thënë Davies, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk kam probleme me muskujt dhe zemrën, por nuk jam akoma 100 për qind gati. Jam i lumtur që mund të stërvitem përsëri”, shtoi kanadezi.

Davies ka qenë një nga lojtarët kyç te skuadra e Bayern viteve të fundit. Kishte frikë të madhe te skuadra se lojtari mund të mungonte për më gjatë, por për fat të mirë, gjërat nuk kanë qenë më serioze. /Lajmi.net/