Daut Haradinaj: Ushtria duhet me u mirëmbajt, e masnej me lyp sherre me kojshi

Ish-deputeti dhe ish-komandanti i UCK-së, Daut Haradinaj sot ka reaguar për problemin me furnizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së. Haradinaj përmes një video të publikuar në Facebook, bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së kanë ironizuar me këtë situatë, shkruan lajmi.net. “Me Besniku tu diskutu për ushtrinë, i tregova që dy shokë të…

Lajme

13/10/2024 23:21

Ish-deputeti dhe ish-komandanti i UCK-së, Daut Haradinaj sot ka reaguar për problemin me furnizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

Haradinaj përmes një video të publikuar në Facebook, bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së kanë ironizuar me këtë situatë, shkruan lajmi.net.

“Me Besniku tu diskutu për ushtrinë, i tregova që dy shokë të mi tash në moshë të thyme Islam Malaj dhe Gani Dabiqi janë kanë kuzhiniera në Brigadën 131 e i thash që ja u sponsorizoj kur të dojnë këta si vullnetarë. Nuk ka arsyetim, ushtria duhet me u mirëmbajt, e masanej me lyp sherre me kojshi”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: