Daut Haradinaj prezanton kandidatin e parë për deputet
Haradinaj ka thënë se Drenasi e ka për nder ta ketë në Kuvendin e Kosovës, Kiqinën. Arben Kiqina është prezantuar kandidat për deputet nga Daut Haradinaj i AAK-së, raporton lajmi.net “Suksese, Arben Miftar Kiqina”, ka shkruar ndër të tjera ai. Postimi i plotë: “Arben Kiqina, djali i bacës Miftar, bashkëluftëtar i imi, që kombit tonë…
Lajme
Haradinaj ka thënë se Drenasi e ka për nder ta ketë në Kuvendin e Kosovës, Kiqinën.
Arben Kiqina është prezantuar kandidat për deputet nga Daut Haradinaj i AAK-së, raporton lajmi.net
“Suksese, Arben Miftar Kiqina”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
“Arben Kiqina, djali i bacës Miftar, bashkëluftëtar i imi, që kombit tonë ia dha katër vëllezër, sot e nis rrugëtimin e ri drejt përfaqësimit të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Drenasi e ka për nder ta ketë në Kuvendin e Kosovës një djalë që qysh si i ri ishte pjesë e luftës për çlirimin e vendit. Tashmë lufta e tij është mbrojtja e interesit të qytetarëve të Kosovës.
Suksese, Arben Miftar Kiqina”./Lajmi.net/