Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit
Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është nisur në orët e hershme të mëngjesit drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përkrahjes ndaj ish-luftëtarëve të…
Lajme
Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai është nisur në orët e hershme të mëngjesit drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përkrahjes ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Protesta në Shkup është paralajmëruar si paqësore dhe ka për qëllim kundërshtimin e proceseve gjyqësore që, sipas organizatorëve, po zhvillohen padrejtësisht ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.