Dasmë në Big Brother Vip Albania, Gjesti dhe Egli ‘kurorëzojnë’ sot dashurinë e tyre

Gjesti dhe Egli po shijojnë në mënyrën më të mirë momentet e fundit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 4. Çifti i konfirmuar në prime-in e kaluar lanë prapa mosmarrëveshjet mes tyre, teksa po shijojnë ditët e fundit duke i dhuruar puthje pasionante njëri tjetrit, transmeton lajmi.net. E këto momente romantike do të ‘kurorëzohen’…

ShowBiz

14/04/2025 13:32

Gjesti dhe Egli po shijojnë në mënyrën më të mirë momentet e fundit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 4.

Çifti i konfirmuar në prime-in e kaluar lanë prapa mosmarrëveshjet mes tyre, teksa po shijojnë ditët e fundit duke i dhuruar puthje pasionante njëri tjetrit, transmeton lajmi.net.

E këto momente romantike do të ‘kurorëzohen’ sot. Me kërkesë të Gjestit, Big Brother sot do të organizojë ‘dasmën’ e çiftit.

Kjo ceremoni për çiftin do organizohet sot nga ora 20:30. Kujtojmë se finalja e madhe e kësaj gare është të shtunën, aty ku do mësohet fituesi mes finalistëve të cilët janë: Gjesti, Egli, Rozana dhe Laerti.