DASH përgëzon Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e njërës prej pikave të marrëveshjes së Uashingtonit
Zyra e Departamentit të Shtetit në SHBA për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për “pikën administrative të kontrollit modern, administrativ në Merdare”.

Lajme
Kjo zyrë shkruan se pikëkalimi në Merdare do ta ndihmojë rritjen e ekonomisë.
“Urime për pikëkalimin modern, të financuar nga BE-ja, në Merdare, i cili tani është plotësisht i stafuar dhe funksional. Kjo strukturë do të ndihmojë ekonominë e rajonit të rritet përmes tregtisë më efikase dhe të sigurt dhe plotëson një nga pikat e Marrëveshjeve të Uashingtonit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit në rrjetin social Twitter.
Ky pikëkalim, si dhe katër të tjerë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u hap në bazë të një marrëveshjeje nga Brukseli e arritur në 2011 midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila u finalizua edhe në marrëveshjen e Washingtonit në shtator.
“Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare”, thuhet në njërën nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Congratulations on the modern, EU-funded checkpoint at Merdare, which is now fully staffed and operational. This facility will help the region’s economy grow through more efficient and secure trade and completes one of the items of the Washington Agreements. pic.twitter.com/DEVKP2Vu9i
— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) December 28, 2020