Darmian para ndeshjes ndaj Barcelonës: Mungesa e Lukaku s’mund të jetë arsyetim

Darmian ka ftuar shokët e skuadrës për angazhim maksimal ndaj Barcelonës, në kuadër të Champions League. Inter dhe Barcelona do të përballen nesër, në kuadër të fazës së grupeve, në kompeticionin e Champions League. Para kësaj ndeshje, disa komente ka dhënë Matteo Darmian, i cili ka thënë se nuk duhet të mendohet për mungesën e…

Sport

03/10/2022 17:00

Darmian ka ftuar shokët e skuadrës për angazhim maksimal ndaj Barcelonës, në kuadër të Champions League.

Inter dhe Barcelona do të përballen nesër, në kuadër të fazës së grupeve, në kompeticionin e Champions League.

Para kësaj ndeshje, disa komente ka dhënë Matteo Darmian, i cili ka thënë se nuk duhet të mendohet për mungesën e Romelu Lukaku dhe se ajo mungesë s’mund të shërbejë si arsyetim.

“E dimë se do të jetë e vështirë por edhe ndeshje e rëndësishme. Na duhet përkushtim dhe vëmendje. Ata kanë lojtarë kualitativë por edhe ne kemi. Është mundësi e mirë për ne, duhet të respektojmë Barcelonën”, ka thënë Darmian, përcjell lajmi.net.

“Romelu është i rëndësishëm, por kemi lojtarë të fortë në sulm dhe mungesa e tij s’është arsyetim. Ne po presim për të dhe ai po provon të kthehet sa më parë të jetë e mundur”, shtoi italiani.

Inter dhe Barca të dyja mposhtën Viktoria Plzen, por u mposhtën nga Bayern Munich, kështu që tri pikët janë jetike për të dyja. /Lajmi.net/