Shtyhet sërish “Darka e Lamës”
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sërish është shtyrë “Darka e Lamës” për arsye organizative.

Lajme
(I plotësuar)
8:50
Zyra për media në Presidencë, nuk i ka treguar KosovaPress-it se për çfarë arsyesh organizative bëhet fjalë, por kanë shtuar se “Darka e Lamës” do të mbahet në një datë tjetër, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.
“Darka e Lamës” ishte paraparë që të fillonte sot në ora 10:00 në Pejë, më pas u tha se do të mbahet në ora 12:00, e tash u shty sërish, për një datë tjetër./lajmi.net/
____________________
“Dita e Falënderimit – Darka e Lamës” ceremoni tradicionale institucionale e organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, sivjet do të organizohet në qytetin e Pejës në “Sheshin e Heronjve”.
Organizatorët ftojnë qytetarët e Pejës që sot në ora 12:00 “të marrin pjesë në këtë ceremoni tradicionale të paraardhësve tanë dhe të falënderojmë Zotin, për bereqetin që na ka falur gjatë këtij viti”.