Darka e Investitorëve – e organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Dega në Kosovë
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë organizoi në Prishtinë “Darkën e Investitorëve”, një ngjarje të rëndësishme ekonomike që bashkoi biznese vendore e ndërkombëtare, investitorë dhe përfaqësues të diasporës, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për dialog, rrjetëzim dhe bashkëpunim. Ngjarja u mbështet nga Banka Ekonomike si sponsor kryesor. Gjatë mbrëmjes u prezantuan gjashtë startup-e inovative…
Lajme
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë organizoi në Prishtinë “Darkën e Investitorëve”, një ngjarje të rëndësishme ekonomike që bashkoi biznese vendore e ndërkombëtare, investitorë dhe përfaqësues të diasporës, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për dialog, rrjetëzim dhe bashkëpunim. Ngjarja u mbështet nga Banka Ekonomike si sponsor kryesor. Gjatë mbrëmjes u prezantuan gjashtë startup-e inovative para investitorëve, duke hapur mundësi konkrete për projekte dhe investime të reja.
Në mbrëmje morën pjesë personalitete të biznesit dhe rrjeteve të diasporës, ndër ta edhe kryetari i Albanian Global Diaspora Business Network, z. Omer Nura, të cilët ndanë përvoja dhe shprehën gatishmërinë për mbështetje të iniciativave ekonomike në Kosovë. Pjesëmarrja e kompanive nga vende të ndryshme të Evropës i dha eventit një dimension të fuqishëm ndërkombëtar.
Nikoqir i ngjarjes ishte kryetari i Degës në Kosovë, z. Shkelzen Jusaj, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin e Unionit si urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe investitorëve evropianë, si dhe përkushtimin për mbështetje profesionale ndaj bizneseve në Kosovë dhe diasporë.
Fjalë rasti mbajtën edhe personalitete të tjera të rëndësishme: ambasadori i Malit të Zi, Bernard Cobaj; kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini; kryetari i Rrjetit të Bizneseve në Austri, Yll Blakaj; përfaqësuesi diplomatik i Ambasadës së Shqipërisë, Kastriot Noli; si dhe Imer Selmani nga Maqedonia e Veriut – ish-kryeministër në detyrë, ish-ministër, konsull i Shqipërisë për Maqedoninë e Veriut dhe biznesmen i suksesshëm.