Dardha e egër (mushmolla) ka veti të mrekullueshme shëndetësore

Dardha e egër (Mespilus germanica) ose mushmolla është shumë e shëndetshme.

Lifestyle

12/09/2015 10:12

Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj, e njohësit. e mjekësisë popullore thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.

Sugjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës.

Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme, i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.

Çaji nga mushmolla

Çaji përgatitet me përzierjen një lugë mushmolla të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë.

Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndrojnë për një orë.

Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë, e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë. /yllpress