“Dardanët” nisin përgatitjet për parakualifikimet e Eurobasket 2029

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka filluar stërvitjet intensive për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Stërvitja e parë u zhvillua të hënën mbrëma në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do të zhvillohen të gjitha përgatitjet deri të premten, përpara se ekipi të zhvendoset në Shkodër. Nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci, Dardanët zhvilluan një…

Sport

25/11/2025 16:07

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka filluar stërvitjet intensive për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Stërvitja e parë u zhvillua të hënën mbrëma në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do të zhvillohen të gjitha përgatitjet deri të premten, përpara se ekipi të zhvendoset në Shkodër.

Nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci, Dardanët zhvilluan një seancë stërvitore intensive, ndërsa motivimi i lojtarëve ishte maksimal. Nga dita e martë, ekipit i bashkohen edhe lojtarët Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, ndërsa për shkak të lëndimit të Divine Myles, është ftuar Malcolm Armstead si zëvendësim.

Kosova do të përballet me Shqipërinë më 30 nëntor në Shkodër, me fillim nga ora 18:00. Ekipi ynë ndodhet në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë, ku vendi i parë dhe dy më të mirët nga tri grupet do të kualifikohen për fazën tjetër.