”Dardanët” nisen drejt Sllovakisë
Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejt Bratisllavës. ”Dardanët” nesër mbrëma do të kërkojnë të shkruajnë historinë, ku përballen me Sllovakinë, në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës. Të përzgjedhurit e Franco Fodas duken në disponim të mirë para kësaj sfide, ku do të kërkojnë një tjetër sukses historik. Në rast fitoreje, Kosova,…
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejt Bratisllavës.
”Dardanët” nesër mbrëma do të kërkojnë të shkruajnë historinë, ku përballen me Sllovakinë, në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.
Të përzgjedhurit e Franco Fodas duken në disponim të mirë para kësaj sfide, ku do të kërkojnë një tjetër sukses historik.
Në rast fitoreje, Kosova, me 31 mars e pret fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale të play-offit, mes Turqisë dhe Rumanisë.
Kujtojmë që ndeshja Sllovaki – Kosovë, zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole”, në Bratisllavë, më fillim nga ora 20:45.