Dardan Krasniqi: Kunata jem ka qenë ministre e Drejtësisë, asgjë s’ka bërë për rastin “Kumanova”

Kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti. Ai e ka kritikuar edhe kunatën e tij Albulene Haxhiu, e cila për një mandat ka qenë ministres e Drejtësisë. Në emisionin Fortant në T7, ai ka thënë se ajo dhe qeveria Kurti nuk kanë bërë asgjë për rastin “Kumanova” “Kunata jem…

Lajme

05/06/2026 08:52

Kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Ai e ka kritikuar edhe kunatën e tij Albulene Haxhiu, e cila për një mandat ka qenë ministres e Drejtësisë.

Në emisionin Fortant në T7, ai ka thënë se ajo dhe qeveria Kurti nuk kanë bërë asgjë për rastin “Kumanova”

“Kunata jem ka qenë ministre e Drejtësisë, absolutisht asgjë nuk kanë bërë për rastin Kumanova. Asnjë gjë, nuk po e përdori këtë për fushatë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo qeveria ka rrënuar çdo vlere që është ndërtuar deri me tani.

“Çka kanë bërë që 6 vite është me e rrënuar secilën vlerë që u arrit me mund e sakrificë në këtë vend”, ka thënë Krasniqi.