Dardan Gashi lavdëron QKUK-në, spitalet private i quan hotele
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili së fundmi është bërë babai i një djali, ka rrëfyer se si pas lindjes në njërin nga spitalet private në Kosovë, ia kanë shpëtuar djalin në QKUK.

Lajme
Sipas Gashit, spitalet private janë hotele, e nëse qytetarët duan profesionalizëm atëherë duhet t’i drejtohen spitaleve shtetërore.
“Si shume qytetar te vendit tone, me shume rezerva ndaj spitaleve publike, vendosem qe lindja te ndodhe ne nje spital privat. Ndonese kthimin ne shtepi e paramendonim pas nje dite, fatkeqesisht djali jone per here te pare erdhi ne shtepi pas 10 ditesh dhe jo nga spitali pseudo-luksoz, te cilit ne i kishim besuar jeten e nenes dhe femijut, por nga Klinika Neonatologjike e QKUK-se ne Prishtine” ka shkruar Gashi në Facebook.
“Jeta e Ulkut, djalit tone, eshte shpetuar pikerisht prej mjekeve e motrave te spitalit publik te stigmatizuar e sulmuar.
Prej nje spitali privat, djalin tone u desht ta dergojme me shenja minimale jete, ne po kete spital publik te stigmatizuar, ku ne per 10 dite rresht kemi pare perkushtimin maksimal te stafit per te shpetuar jetra femijesh e riparuar deme qe i bejne spitalet private kosovareve me te rinje. Kemi pare mjek, mjeke e motra qe 24 ore kujdeseshin per jeterat e vogla… Jo vetem per djalin e ‘ministrit’ por per gjithe femijet qe ishin sjelle aty, e numri i femijeve qe ishin sjelle nga spitalet private nuk ishte edhe aq i vogel!”, ka vijuar më tutje ish-ministri.
“Kush deshiron te lind ne hotel, i rekomandojme spitalet private, nderkohe kush don perkujdesje dhe profesionalizem mjeksor, ne u’a rekomandojme Kliniken Gjinekologjike te Shtetit te Kosoves”, ka vijuar Dardan Gashi, duke shtuar se pagat e stafit në QKUK jane pak me te larta se te nje shoferi te ministrit, kushtet e punes si te nje minatori, megjithate ata shpetojne jete, punojne naten e diten dhe jo rralle-here jane shpresa e vetme per keta femije”, thuhet pos tjerash në këtë postim të cilin Dardani elka postuar me bashkëshorten e tij, Jehona.