Dardan Gashi dhe bashkëshortja e dytë Jehona, paraqiten për herë të parë bashkë para ekranit (Video)

Ish ministri Dardan Gashi tani analist politik, është paraqitur për të parën herë para ekranit me bashkëshorten e dytë e njohur për publikun, prezantuesen Jehona Bajrami.

ShowBiz

05/11/2016 21:29

Dyshja në rubrikën ‘Pa marre’ kanë folur rreth jetës së tyre në çift e angazhimeve të shumta në punë, shkruan lajmi.net

Edhe Dardani poashtu edhe Jehona kanë zbuluar se janë xheloz, ku ajo tha se kur don diçka edhe xhelozon për të ndërsa Dardani theksoi se ka për kon me qenë xheloz.

Të pyetur se cili prej tyre punon ma shumë, Jehona tregoi me modesti se bashkëshorti i saj punon më shumë, por me krenari e përmendi faktin se mbrapa tij gjithmonë qëndron ajo madje e ritheksoi thanjen e famshme:

”Mbas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e zonja”..

Ata nuk i frekuentojnë shumë daljet natën, e preferojnë alkoolin dhe diskutimet më të gjata i kanë në mëngjes ku i vizitojnë portalet me të cilat e nisin ditën.

Në intervistën në fjalë dyshja e kanë pranuar se edhe fjalosen, zakonisht për punë.

Dardan Gashi dhe Jehona Bajrami – Gashi bashkë e kanë një djalë i cili quhet Ulku ndërsa ish ministi ka qenë i martuar edhe më parë dhe gruaja e parë e tij ishte austriake me të cilën ka pasur edhe fëmijë./lajmi.net

YouTube player