Dardan Cena kërkon të bronztën në Botërorin e xhudos në Sofje
Xhudisti kosovar, Dardan Cena do të luftojë për medaljen e bronztë në Kupën e Botës së xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena ka arritur në finale të repesazhit pasi që e ka mposhtur xhudistin rumun, Adrian Sulca, transmeton lajmi.net. Tani, Cena do të ketë…
Sport
Xhudisti kosovar, Dardan Cena do të luftojë për medaljen e bronztë në Kupën e Botës së xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena ka arritur në finale të repesazhit pasi që e ka mposhtur xhudistin rumun, Adrian Sulca, transmeton lajmi.net.
Tani, Cena do të ketë përballë përsëri një xhudist rumun, ku ndeshet me Lucian Dumitrescu Bors për medaljen e artë në këtë Botëror.
Ndërkaq, në rrugëtimin e tij deri te finalja e repesazhit, ai raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti malazezin Petar Klikovac.
Cena vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, ku e mposhti xhudistin armen, Arsen Avedisyan, kurse në çerekfinale u mposht nga rumuni Alexandru Raicu.
Kjo humbje e la kosovarin në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti rumunin Adrian Sulca.
Tani, Cenën e ndan vetëm lufta kundër Lucian Dumitrescu Bors për medaljen e bronztë nga kjo garë./Lajmi.net/