Dardan Beqiri zgjidhet kryetar i Bordit të RTK-së, Xheraldina Cernobregu nënkryetare
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur Dardan Beqirin në pozitën e kryetarit të Bordit. Beqiri ishte kandidati i vetëm për këtë post. Ndërkohë, për pozitën e nënkryetarit është zgjedhur Xheraldina Cernobregu, e cila mori 7 vota, duke e mposhtur kundërkandidatin Flokart Aliu, i cili siguroi 2 vota, transmeton lajmi.net. Anëtarët e rinj…
Lajme
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur Dardan Beqirin në pozitën e kryetarit të Bordit.
Beqiri ishte kandidati i vetëm për këtë post. Ndërkohë, për pozitën e nënkryetarit është zgjedhur Xheraldina Cernobregu, e cila mori 7 vota, duke e mposhtur kundërkandidatin Flokart Aliu, i cili siguroi 2 vota, transmeton lajmi.net.
Anëtarët e rinj të Bordit kanë pranuar se nuk kanë përvojë të mjaftueshme në këto çështje.
Në të njëjtën mbledhje, pritet të merret vendim edhe për ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së./lajmi.net/