Dardan Aliu është dj dhe producenti i parë nga Kosova që po shënon sukses në klasifikimet botërore

Dj Regard, një ndër artistët e rinj shqiptar nga Kosova ka arritur që të hyjë në TOP Listat botërore me ‘Remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”.

ShowBiz

05/10/2019 23:26

Dardan Aliu është i njohur në muzikë me emrin Regard dhe ka publikuar këngën e britanikut Jay Sean që ishte publikuar në vitin 2008, ripërpunimi që i ka bërë Dj Regard jo vetëm që e ka rikthyer sërish tek publiku këngën e tyre të preferuar, por ka shënuar edhe me tepër sukses se sa origjinali.

Verzioni i ri I “Ride It” është pëlqyer edhe nga vet autori dhe këngëtari Jay Sean i cili është kontaktuar para publikimit të këngës, ai ka shprehur gadishmërin edhe për bashkëpunim në të ardhmen me DJ Regard, kështu ka deklaruar menaxheri Hajriz Bajrami në një intervistë për emisionin ‘Connectfm’ në Radio 1.

“Para se projekti të publikohej është kontaktuar autori Jay Sean i cili na ka propozuar edhe bashkëpunime të metutjeshme duke na falenderuar për rikthim të këngës në Ri-HIT pas 11 vitesh” ka thënë Hajrizi.

Klipi i këngës është xhiruar në Britani dhe pjesë e klipit nuk është Regard.

Sipas Hajrizit ”Ideja ishte që klipi të ishte misterioz, pasi që kënga është Remix”

Kënga “Ride it” këtë javë ka arritur në pozitën numer dy në klasifikimin e TOP 40 këngëve në Britani.

Për të përkrahur DJ Regard drejt pozitës numër një, themeluesi i labelit ‘Dubiks Music’, Dukagjin Binakaj iu kishte bërë ftesë përmes Twitterit edhe yjeve me prejardhje shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max, Njomza, Gashi dhe të gjithë shqiptareve kudo që janë, me thirrje ‘Regard për numër 1”.

Projekti i radhës nga DJ Regard pritet të publikohet në nëntor dhe do të jetë këngë origjinale në stilin e “Ride It”.

YouTube player