Danimarka ndalon përdorimin e plotë të vaksinës AstraZeneca

Danimarka ka pezulluar përdorimin e plotë të vaksinës AstraZeneca COVID-19.

Bota

14/04/2021 14:31

Autoriteti Shëndetësor danez konfirmoi të mërkurën se do të ndalonte tërësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19 në programin e tij të vaksinimit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

“Autoriteti Danez i Shëndetësisë ka vendosur të vazhdojë vaksinimin kundër COVID-19 pa vaksinën nga AstraZeneca,” tha ajo në një deklaratë.

AstraZeneca, vaksinë e cila së fundmi erdhi edhe në Kosovë ka zgjuar debate rreth efikasitetit të saj për shkak të ankesave për efektet anësore përfshirë mpiksjen e gjakut.

Shtete të ndryshme evropiane kanë ndaluar përdorimin e saj tek pacientët e moshave mbi 55-60 vjeç. /Lajmi.net/