Dani:Jam shumë i ndishëm, nuk guxoj mu la hiq

Duket i çuditshëm fakti që 18 vite këngëtari Dani është i rregullt në Ulqin dhe asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar ujin e detit.

ShowBiz

20/03/2016 22:34

Në emisionin n’Kosovë ai tregon se është një tip shumë i ndishëm, transmeton lajmi.net.

Moderatori e pyet se si ka mundësi të jesh prezent në një vend ku ka det, për plot 18 vite dhe asnjëherë të mos hysh në uj, ndërsa ai përgjigjet:

“Problemi është se une jam shumë i ndishem prej fytit dhe nuk guxoj me u la hiq. Uj të ftoft nuk pi kurrë, më duhet me u rujt fort”.

Atëherë kur këngëtarët e tjerë performojnë nëpër vendet bregdetare e shfrytëzojnë kohën edhe për të notuar dhe për tu freskuar me diçka të ftohtë, për dallim nga Dani i cili duhet ta sakrifikoj veten për hirë të muzikës.

Ai madje tregon se si i shikon për ‘gjynah’ kur iu bie të shkojnë bashk në ndonjë vend ku ka edhe det./lajmi.net.