Daniels u deklarua homoseksual – lojtari i parë në Angli që del haptazi, Milan i jep përkrahjen

Jake Daniels ka marrë një hap tejet të guximshëm së fundmi, duke dalë publikisht për t’u deklaruar homoseksual.

Sport

17/05/2022 12:03

Daniels është lojtari i parë profesionist në 32 vitet e fundit në Angli që deklarohet publikisht se është homoseksual.

Pas deklarimit të tij, 17 vjeçari ka marrë përkrahje të madhe edhe nga Anglia, por edhe nga skuadrat e lojtarët tjerë.

Milan ishte një nga skuadrat që reagoi për deklaratën e Daniels, duke shprehur lumturinë e tyre për guximin e lojtarit.

“Ti duke qenë vetja, dhe duke qenë i lumtur, është çfarë ka rëndësi më së shumti. Ne qëndrojmë me ty, Jake Daniels. “#WeRespAct”, thuhet në postimin e Milan, përcjell lajmi.net.

“RespAct” duhet të jetë një kombinim mes fjalës respekt, dhe akt (veprim) – që me gjasë i është referuar respektit për vendimin e Daniels dhe aktin/veprimin në luftën kundër paragjykimeve. /Lajmi.net/