Dani Alves numëron mbrojtësit e djathtë që janë të preferuarit e tij: E admiroj Alexander Arnold

Për shumë ndjekës të futbollit, Dani Alves është mbrojtësi i djathtë më i mirë në histori të futbollit.

Sport

28/03/2022 17:02

Lojtari i skuadrës së Barcelonës ka pasur një karrierë mjaft të pasur si me klube, ashtu edhe me kombëtaren e Brazilit.

Komentet e tij kur bëhet fjalë për krahun e djathtë të mbrojtjes, sigurisht se përbëjnë lajm. Së fundmi, Alves ka treguar kush sipas tij janë mbrojtësit më të mirë të djathtë.

“Unë e admiroj shumë Trent Alexander-Arnold”, ka thënë Alves për ‘FourFourTwo’, transmeton lajmi.net. “Ai është futbollist fantastik – ky djalosh ka aftësi të kalibrit botëror”, shtoi braziliani.

“Më pëlqen edhe Reece James po ashtu, si dhe Achraf Hakimi”, shtoi Alves. “Të tre këta kanë karakteristika të ndryshme dhe stil të ndryshëm, por të gjithë dinë ta bëjnë punën e tyre”, ishin komentet e anëtarit të Barcelonës.

Dani Alves aktualisht po aktivizohet me skuadrën e Barcelonës. Ai u kthyer për t’i ndihmuar Xavi Hernandez që të konsolidonte skuadrën, si dhe për të ndihmuar aq sa mundet në krahun e djathtë të mbrojtjes. /Lajmi.net/