Dani Alves i jep ultimatum PSG-së

Dani Alvesit i ngutet për t’u larguar nga Barcelona. Madje, mbrojtësi i djathtë brazilian thuhet se i ka dhënë ultimatum Paris Saint Germainit, për ta transferuar sa më shpejtë.

Sport

14/06/2014 15:14

Dani Alves dëshiron të largohet sa më shpejtë të jetë e mundur nga Barcelona. 

Madje, mbrojtësi i djathtë brazilian i ka dhënë ultimatum Paris Saint Germainit, i cili e kërkon atë.

E përditshmja spanjolle Sport shkruan se përfaqësuesi brazilian e ka kushtëzuar gjigantin francez, që ta mbyll këtë çështje brenda javës ose lojtari të ndihet i lirë për t’i dëgjuar ofertat tjera.

Të dyja klubet mund t’ia zgjasin dorën njëra tjetrës për një ofertë prej 12 milionë eurosh. Alves nuk duket i interesuar të vazhdojë më me Barcelonën.