“Danger”, Haki Abazi rrethon me shirita foltoren e Kuvendit kur flet Mimoza Kusari-Lilës

Është duke u zhvilluar seanca e paraparë e Kuvendit të Kosovës. Por kjo seancë nuk nisi me pikat që parashihej, por deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të deklarohen në lidhje me publikimin e bisedës ku shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq. Ish bashkëpartiaku…

Lajme

10/10/2024 12:00

Është duke u zhvilluar seanca e paraparë e Kuvendit të Kosovës.

Por kjo seancë nuk nisi me pikat që parashihej, por deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të deklarohen në lidhje me publikimin e bisedës ku shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq.

Ish bashkëpartiaku i saj, Haki Abazi ka zgjedhur një formë tjetër të “protestës” në lidhje me këtë publikim, transmeton lajmi.net.

Ai ka vendosur një Shirin me mbishkrimin “Danger”, gjatë kohës sa shefja e grupit parlamentar të VV-së, Kusari -Lila po deklarohej tek foltorja.

Fjalimi i saj është përcjellur me shumë zhurmë nga deputetët e LDK-së, të cilët e kanë kundërshtuar duke i rënë tavolinave me duar./Lajmi.net/

YouTube player