Damka: Nuk kam marrë ende ftesë nga gjykata – s’ka pasur keqpërdorim apo shkelje ligjore

Ministri i Zhvillimit Rajonal në detyrë, Fikrim Damka, ka deklaruar se nuk ka marrë ende asnjë ftesë nga gjykata pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për keqpërdorim të pozitës zyrtare. “Së pari, unë si ministër i Zhvillimit Rajonal në detyrë, nuk e kam marrë asnjë ftesë prej asnjë gjykate në Kosovë, ashtu që nuk muj…

Lajme

05/07/2025 10:58

Ministri i Zhvillimit Rajonal në detyrë, Fikrim Damka, ka deklaruar se nuk ka marrë ende asnjë ftesë nga gjykata pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Së pari, unë si ministër i Zhvillimit Rajonal në detyrë, nuk e kam marrë asnjë ftesë prej asnjë gjykate në Kosovë, ashtu që nuk muj me e komentu pasi që nuk e kemi lexu aktakuzën”, ka thënë Damka para mediave.

Ai ka theksuar se do të bashkëpunojë me drejtësinë kur të pranojë zyrtarisht ftesën nga gjykata.

“Kur të lexojmë aktakuzën, kur të thirret prej gjykatave, do të paraqesim me plot vullnetin në Gjykatë dhe jam i bindur se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim, asnjë cent i Republikës së Kosovës, por është shqetësuese të elaborohet prej mediave ose prej një partie e opozitës, cili është elaboruar dosjen që ende nuk e kemi ne, por faktet edhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë”, tha ai./Lajmi.net/