Damiano zbulon sekretin e madh, publikon foton që do të shkatërrojë BigBrother-in! (Foto/Video)

Damiano është banori që u përjashtua nga shtëpia e Big Brother për shkak të thyerjes së rregullave, shkruan Artistët Shqiptarë.

ShowBiz

23/05/2017 16:04

Por gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe si i sheh publiku. Janë shumë më të thella dhe Damiano i ka zbuluar kësaj radhe.

Ai sapo publikoi një fotografi në Instagram, ku aty shihen duke drekuar Fiorentina, Olsi, Gerta, Denisi dhe Musa para se të futeshin në shtëpinë e Big Brother.

Sipas rregullave është e ndaluar që banorët të takohen jashtë shtëpisë pasi ata tashmë ishin përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë spektakël.

E më së shumti na bën përshtypje prania e Musës, i cili u fut në shtëpi shumë më vonë kurse ka takuar banorët shumë më parë. Si duket gjërat kanë qenë të planifikuara shumë më herët nga jashtë dhe produksioni bashk me banorët po mashtrojnë punlikun.

Për më shumë shihni më poshtë postimin e Damianos dhe foton skandaloze.

Ndërsa për t’i kuptuar edhe shumë detaje të tjera mos humbisni intervistën e Damianos për ‘Mirage’.

YouTube player