Damasku vret 31 persona në sulmet ajrore ndaj rebelëve
Sulmet ajrore të qeverisë siriane në zonën e pushtuar nga rebelët në afërsi të Damaskut kanë vrarë të paktën 31 persona. Rebelët në anën tjetër bombarduan kryeqytetin dhe lanë të vrarë të paktën 13 njerëz.

Bota
Dhuna e sotme erdhi pak para vizitës së planifikuar të ministrit të jashtëm sirian në Damask për të diskutuar për një plan të ri të zgjidhjes së konfliktit 4-vjeçar.
Observatori Sirian për të Drejta të Njeriut tha se numri i të lënduarve ka arritur në 60, por Damasku i zvogëlon këto shifra.
Damasku qendror, selia e presidentit sirian Bashar al-Assad është kursyer nga dhuna pavarësisht konfliktit të përgjakur civil në vend./arbresh.info