Dallim i madh i votave mes dy të parëve, por Peja shkon përsëri në balotazh
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar publikimin e rezultateve në të gjitha qendrat e votimit edhe në komunën e Pejës. Bazuar në këto të dhëna të publikuara, Peja do të ketë balotazh. Në këtë balotazh, më 9 nëntor do të përballen Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Taulant Kelmendi i VV-së, ndonëse diferenca e tyre mes…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar publikimin e rezultateve në të gjitha qendrat e votimit edhe në komunën e Pejës.
Bazuar në këto të dhëna të publikuara, Peja do të ketë balotazh.
Në këtë balotazh, më 9 nëntor do të përballen Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Taulant Kelmendi i VV-së, ndonëse diferenca e tyre mes votave është e madhe.
Rezultatet:
LDK – Gazmend Muhaxheri: 46.11%
VV – Taulant Kelmendi: 27.88%
AAK – Ali Berisha: 18.41%
PDK – Arta Nallbani: 4.86%
Jeton Abazaj: 1.09%
Alternativa – Reshat Nurboja: 0.67%