Dyshimet për manipulim të votave në Malishevë, avokati i njërit nga të ndaluarit: Klienti im vetëm i ka lexuar fletëvotimet

Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke e kryer një aksion në komunën e Malishevës,  si pjesë e një hetimi për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit – i cili nxiti rinumërim të plotë të votave. Persona të dyshuar janë duke u marrë në pyetje lidhur me dyshimet se kishin…

Lajme

28/01/2026 12:41

Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke e kryer një aksion në komunën e Malishevës,  si pjesë e një hetimi për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit – i cili nxiti rinumërim të plotë të votave.

Persona të dyshuar janë duke u marrë në pyetje lidhur me dyshimet se kishin falsifikuar vota brenda partive politike të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor duke rinumëruar vota nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të hënën e 19 janarit në Prishtinë.

Megjithatë, në hetimet e deritanishme për manipulim të votave, të dyshuar që janë marrë në pyetje kanë qenë komisionerë dhe vëzhgues që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në numërimin e votave.

E nga Malieshva para mediave u deklarua avokati Ergjyment Barbullushi, avokati i njërit nga të ndaluarit sot në Malishevë, në lidhje me manipulimet me vota.

“Po përfaqësoj një person nga Malisheva. Ai ka qenë i proceduar mbi numërimin e votave si anëtar i komisionit. Ai thotë procedura ishte shumë demokratike, niveli zyrtar i zhvillimit të procedurës ishte në nivelin e duhur, ashtu siç parashihet me kodin e procedurës penale. Ai thotë se e ka pasur për detyrë, ne që i referohemi atij, e ka pasur për detyrë që vetëm të lexojë fletëvotimet dhe të caktojë se për këtë person kush ka votuar. Kurse thotë evidentimin e atyre deklarimeve të mia e ka bërë kryesuesja e komisionit dhe ai thotë ‚unë nuk di se çfarë ka shkruar ajo në procedurën në kompjuter‘, për evidentimin që ajo ka bërë. Mirëpo thotë çdo gjë tjetër ka qenë në nivel. Sa i përket anës së tij, procedura me ju informu juve çka ka deklaruar ai, sepse të gjitha deklaratat ne nuk mund t’i dëgjojmë, sepse nuk është e paraparë me kod, ashtu”, tha ai.

Ai tregon se cili është ishte roli i klientit të tij gjatë procesit zgjedhor.

“Ai thotë çdo gjë ka qenë në rregull, në nivel, në dobi, si ka ardhur deri tani. Për detyrë ka pasur me përcjellë përcjellësin, edhe thotë se paskan qenë dy përcjellës. Përcjellësi i numërimit edhe procesi i evidentimit nga ana e kryetares së komisionit në kompjuter, për shembull në databazë se kush cilat numra i ka fituar. E thotë, mirëpo zakonisht thotë, gjatë ditës nuk ka qenë gjithmonë përcjellësi i kryesuesit me i evidentu ato çfarë kanë ndodhur në kompjuter, thotë edhe tash që e ka qenë një dobësi, mirëpo ata paskan pasur të lejueshme që edhe tre veta në komision me mund me vazhdu me vepru pa asnjë pengesë. Dhe tash po del që ky është një hendek paksa. Jo, momentalisht nuk ka masa, është procedura e marrjes në pyetje. Tash pritet vendimi i prokurorit se çfarë do të ndërmarrë ai, çfarë rrëfimi, çfarë vendimi do të ndërmarrë, a po do ta ndalojë në procedurë 48 orëshe apo jo. Neve s’na merr mendja që ka kushte për atë çështje, sepse prej ditës së votimit deri më sot ka kaluar një kohë e gjatë, e çdo gjë ka mund me u mbulu për atë kohë e tash, mirëpo prapëseprapë kompetencë është e prokurorit me vendos për këtë çështje”./Lajmi.net/