Dallavere me patentë shoferë, aktakuzë kundër drejtorit të poliklinikës dhe dy përfaqësuesve të autoshkollës
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër L.B. të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe kundër U.M. dhe I.G. për “Legalizim të përmbajtjes së rreme”. Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., me datë 15.07.2023 në Prizren, në poliklinikën “G.”, në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i poliklinkës, i…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër L.B. të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe kundër U.M. dhe I.G. për “Legalizim të përmbajtjes së rreme”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., me datë 15.07.2023 në Prizren, në poliklinikën “G.”, në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i poliklinkës, i autorizuar dhe i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për lëshimin e certifikatave mjekësore për kandidatët për patentë shofer, i tejkalon autorizimet e tij duke lëshuar certifikata mjekësore për kandidatë për patentë shofer, në këtë rast për B.V., dhe B.Th., pa i kontrolluar personalisht, duke vërtetuar në mënyrë të pavërtetë se ata kishin kryer kontrollin mjekësor, edhe pse ndodheshin jashtë Kosovës në atë kohë, me ç’rast i ka mundësuar të njëjtëve përfitim në formën e regjistrimit e provimit për patentë shofer përmes Auto shkollave “S.” në Prizren dhe “F.” në Malishevë, me ç’rast emri i të njëjtëve dërgohet në Departamentin e Patentë Shoferëve së bashku me listën e kandidatëve të tjerë që fillojnë ligjëratat për patentë shofer.
“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.”
Ndërsa të pandehurit U.M., dhe I.G., në cilësinë e përfaqësuesve të auto-shkollave të lartëpërmendura, kanë përpiluar dhe dorëzuar kontrata dhe dokumente të rreme për kandidatët e lartëcekur, që pretendonin të pajiseshin me patentë shofer, duke i paraqitur sikur kishin ndjekur ligjëratat teorike, ndonëse ata ndodheshin jashtë territorit të Kosovës.
“Më këto veprime, të pandehurit U.M., dhe I.G., secili veç e veç ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.”