Dalina Buzi ‘sulmon’ Donaldin: Ka filluar të të bezdis e dashura jote Beatrixi

Beatrixa dhe Donaldi janë duke u sqaruar pas luhatjeve të tyre sidomos pas parashutës që erdhi surprizë për Donaldin.

ShowBiz

11/01/2022 23:56

Ata janë duke sqaruar ftohjen e Donaldit kohëve të fundit, shkruan lajmi.net.

Dalina është opinionistja që po zëvendëson Arbërit, ka dhënë ‘thumbime’ drejt Donaldit.

Ajo e ka ‘akuzuar’ Donaldin se ka filluar të bezdiset nga Beatrixa dhe kjo po ndikon drejt në lidhjen e tyre.

Donaldi në anë tjetër ka sqaruar se ai e ka problem mos komunikimin dhe ajo po e bezdisë atë pasi kur ai e pyet Trixën ajo nuk i kthen përgjigje.

Donaldi para dy ditësh është suprizuar me një parashutë ku shkruhej 9 janari dhe ishte pikërisht data e ditëlindjes së moderatores Bora Zemani.

Opinionistet mendojnë që loja e Donaldit nuk po e lejon që ai të jep vëmendjen e duhur asaj./Lajmi.net/