Dalin rezultatet e testit të Covid-19 për lojtarët e Dritës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë publike rezultatet e testit të Covid-19 për lojtarët e Dritës.

Sport

24/05/2020 22:52

Këtë e ka konfirmuar klubi gjilanas përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë dhënë lajmin e mirë se të gjithë kanë rezultuar negativ, përfshirë edhe stafin, shkruan lajmi.net.

”IKSHKP na njofton me rezultatet e testeve të djeshme.

Stafi dhe lojtarët e klubit tonë janë testuar të shtunën në mengjes, ndërsa sonte kemi pranuar rezultatin kga IKSHKP dhe te gjithë kanë rezultuar negativ në testimin për COVID-19

Lajmi i mirë është se te gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të përsosur, dhe nga nesër seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Kujtojmë se futbollisti i bardhekaltërve, Izair Emini rezultoi pozitiv disa ditë më parë – por fatmirësisht ai ishte në vendlindje në Shkup dhe nuk kishte kontakt me shokët e tij të skuadrës. /Lajmi.net/